Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në sistemin shëndetësor, duke e cilësuar atë si “në kolaps të plotë”.
Në një postim në rrjete sociale, ajo ka denoncuar se qytetarët detyrohen të presin deri në një vit për një procedurë të domosdoshme si koronarografia, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë, sipas saj, ka dështuar të ofrojë trajtim bazik në të gjitha repartet.
Krasniqi ka kritikuar edhe deputetët me profesion mjekë për heshtjen e tyre, duke theksuar se “qeverisja e gabuar po rrezikon jetë, ndërsa pushteti zgjedh propagandën në vend të reformës”.
Postimi i plotë: