Anëtari i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi, e ka komentuar vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrëssië dhe Tregtisë për ta pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.
Krasniqi tha në Edicionin Special se Qeveria Kurti nuk do të lë gurë pa lëvizur për t’i mbyllur ose kontrolluar mediat.
Ai theksoi se kjo çka po ndodh është konkretizim i stigmatizimit të mediave.
“Zhvillimi i parë konkret dhe shumë brutal dhe ma agresiv i dimensionit autoritar të Qeverisë Kurti, të cilin e kemi parë edhe më herët. Mos harroni se gjatë këtyre dy apo tri vjetëve të qeverisje të Kurtit që po bëhen. Gjatë kësaj kohe kush e ka kritikuar qeverinë, kush ka pasur mendim ndryshe, janë stigmatizuar. Qoftë me “ju jeni bashkëpunëtor të Serbisë”, “ju jeni bashkëpunëtorë i regjimit të vjetër”, ju paguheni nga Rusia etj”, tha Krasniqi.