17.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Krasniqi: Qeveria i ka lënë fëmijët e Kosovës pa libra, është e turpshme dhe shkelje e ligjit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se kjo qeveri i ka lëbë fëmijët e Kosovës pa libra.

Ai u shpreh se kjo gjë është e turpshme dhe siç tha, është edhe shkelje e ligjit.

“Është për keqardhje që po na imponohet për shkak të papërgjegjësisë së kësaj shumice paralametnare që cdo sesion parlamentar ta fillojmë me seancë të jashtëzakonshme sepse gabimet, veprimet e vendimet e kësaj qeverie po e sjellin situatën të jashtëzakonshme.

Sot do të duhej të diskutonim për reformën në arsim, në një situatë normale, për mundësitë e reja që i ka krijuar kjo qeveri për nxënësit tonë, por si opozitë e kemi thirrur këtë seancë për dicka që askush s’e kishte paramenduar, që për herë të parë, pas shpalljes së Pavarësisë, kjo qeveri i ka lënë fëmijët e Kosovës pa libra shkollorë. Kjo është e turpshme, e për më tepër është shkelje e ligjit. Përtej përgjegjësisë politike, këta njerëz e kjo ministre ka përgjegjësi penale. E kanë shkelur ligjin, e kanë trefishuar koston e librave duke u thirrur në kursime. Në vend se t’iu kushtonte 4.8 milionë, sot po i shpenzojnë 12 milionë euro”, është shprehur ai.

Ai shkroi pyetje për ministren Nagavci dhe për qeverinë se çfarë plani kanë që t’i kompensojnë humbjet e orëve që I kanë shkaktuar.

“Do ta imponojnë humbjen e kohës, humbjen e orës për vitin e dytë me radhë. Vitin e kaluar i kanë fajësuar mësimdhënësit, duke i quajtur të paaftë e po prodhojnë analfabetë funksionalë, e sivjet prindërve ua kanë qit edhe një barrë të re, të vrapojnë poshtë e lart që t’i blejnë librat. A di kjo ministre të na tregojë se a ka interesa personale, financiare apo tjerë, që prej 4.8 milionë euro e ka bërë koston 12 milionë euro, që t’iu japë pikërisht atyre që i kritikonte, shtëpive botuese”.

“A mund të na tregojë kjo ministre e kjo qeveri se cfarë plani ka që t’i kompensojë humbjet e orëve që e kanë shkaktuar tashmë. A mund të na tregojë se si do ta trajtojnë pabaraziën fundamentale që po e krijojnë për herë të parë në Kosovë duke i bërë disa nxënës pa libra e disa nxënës me libra.Dhe, a mund të na tregojë se kush po aplikon tek e-Kosova, sa kanë aplikuar dhe a janë krejt të Kosovës apo edhe ka të tjerë që s’janë rezidentë fare këtu. 100 pyetje është dashur të bëhen në këtë seancë, unë e di që asnjë përgjigje s’e kishim marrë prej këtyre njerëzve, por a ka dicka më të turpshme sesa ikja e shumicës. Nuk jeni duke ikur prej nesh, por prej qytetarëve, turp iu qoftë”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit