15.9 C
New York
Sunday, May 11, 2025

Buy now

Krasniqi publikon fotot e Thaçit ish-presidentët e ShBA-ve: Diçka nuk shkon me logjikën, në rastin e arrestimit dhe gjykimit ndaj tij

- Advertisement -

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka publikuar fotografi të takimeve të ish-presidentit Hashim Thaçit me ish-president të SHBA-ve, duke thënë se “diçka nuk shkon me logjikën, në rastin e arrestimit dhe gjykimit ndaj tij.

Krasniqi ka thënë se në gjykimin e Thaçit po tentohet të gjykohet edhe SHBA-ja për ndihmën e dhënë për çlirimin e Kosovës.

Kërkesa eksplicite e para do ditëve e ministrit rus, Sergej Llavrovit, që Hashim Thaçi duhet të dënohet, flet vetvetiu se ku është adresa e vërtetë e këtij procesi gjyqësor.” – ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Takimet me pesë presidentë të SHBA-së nuk kanë qenë të mundshme pa vlerësimin e shërbimeve kompetente amerikane, për profilin dhe veprimtarinë e Hashim Thaçit. Prandaj, diçka nuk shkon me logjikën, në rastin e arrestimit dhe gjykimit ndaj tij.

Presidenti Bajden e ka quajtur Xhorxh Washingtoni i Kosovës, zonja Ollbrajt e ka pasur favorit politik.

Prandaj në këtë proces po tentohet të gjykohet edhe SHBA-ja, për ndihmën që ka dhënë në çlirimin e Kosovës. Kërkesa eksplicite e para do ditëve e ministrit rus, Sergej Llavrovit, që Hashim Thaçi duhet të dënohet, flet vetvetiu se ku është adresa e vërtetë e këtij procesi gjyqësor.

Të ngjashme

Të fundit