Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka publikuar fotografi të takimeve të ish-presidentit Hashim Thaçit me ish-president të SHBA-ve, duke thënë se “diçka nuk shkon me logjikën, në rastin e arrestimit dhe gjykimit ndaj tij.
Krasniqi ka thënë se në gjykimin e Thaçit po tentohet të gjykohet edhe SHBA-ja për ndihmën e dhënë për çlirimin e Kosovës.
“Kërkesa eksplicite e para do ditëve e ministrit rus, Sergej Llavrovit, që Hashim Thaçi duhet të dënohet, flet vetvetiu se ku është adresa e vërtetë e këtij procesi gjyqësor.” – ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Takimet me pesë presidentë të SHBA-së nuk kanë qenë të mundshme pa vlerësimin e shërbimeve kompetente amerikane, për profilin dhe veprimtarinë e Hashim Thaçit. Prandaj, diçka nuk shkon me logjikën, në rastin e arrestimit dhe gjykimit ndaj tij.
Presidenti Bajden e ka quajtur Xhorxh Washingtoni i Kosovës, zonja Ollbrajt e ka pasur favorit politik.
Prandaj në këtë proces po tentohet të gjykohet edhe SHBA-ja, për ndihmën që ka dhënë në çlirimin e Kosovës. Kërkesa eksplicite e para do ditëve e ministrit rus, Sergej Llavrovit, që Hashim Thaçi duhet të dënohet, flet vetvetiu se ku është adresa e vërtetë e këtij procesi gjyqësor.