20.7 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e partisë ambasadorin e Australisë në Kosovë, Richard Rodgers. Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat institucionale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Australisë.

“Pata kënaqësinë të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Australisë të akredituar në Kosovë, Richard Rodgers, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për sfidat aktuale në procesin e ndërtimit institucional. Në këtë takim, theksova se PDK ka mbajtur qëndrim të përgjegjshëm dhe konstruktiv në përpjekje për të zhbllokuar institucionet dhe për të rikthyer stabilitetin politik,” shkroi Krasniqi.

Ai shtoi se diskutimet përfshinë edhe mundësitë për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë.

“Ambasadorin Rodgers e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Australia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e hershme e pavarësisë e deri te angazhimi i vazhdueshëm diplomatik,” theksoi Krasniqi.

Ky takim vjen në një periudhë kur PDK-ja ka theksuar rëndësinë e stabilitetit politik dhe të rikthimit të funksionalitetit të institucioneve në vend.

Të ngjashme

Të fundit