24.3 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Krasniqi pret në takim ambasadorin francez, ja për çka biseduan

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot, me të cilin siç ka njoftuar ai, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Krasniqi në Facebook, ka shkruar se kjo parti është e përkushtuar për ruajtjen e raporteve me aleatët.

“ Me ambasadorin e Francës, Oliver Guerot, të cilin e prita sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, diskutuam rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe për thellimin e partneritetit mes dy vendeve tona. PDK mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira me aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit