3.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Krasniqi pret emisarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor: Diskutuam për zhvillimet në Kosovë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, me të cilin tha se ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Gjatë takimit, Krasniqi tha se ka ritheksuar përkushtimin e PDK-së për integrimin euroatlantik të Kosovës, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për Kosovën, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në rrugëtimin euroatlantik, tha PDK në një komunikatë për media.

Duke folur për zgjedhjet e përgjithshme, Krasniqi ka theksuar se data 9 shkurt dëshmoi pjekurinë demokratike të vendit dhe përkushtimin e qytetarëve për një të ardhme më të mirë.

“Takimi ka shërbyer si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën në të ardhmen, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me Slloveninë në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit