20.3 C
New York
Saturday, April 26, 2025

Buy now

Krasniqi pret drejtuesit e OVL-së: PDK ka qenë dhe do të mbetet shtëpia politike e luftëtarëve të lirisë!

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e kryesisë, Jakup Nurën dhe Rrahman Ramën, takuan drejtuesit e OVL-së së UÇK-së, të prirë nga kryetari Hysni Gucati.

Krasniqi tha se me drejtuesit e OVL-së së UÇK-së diskutuan hapur për sfidat me të cilat përballen sot kategoritë e dala nga lufta por edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të mbrojtur dhe forcuat vlerat e luftës çlirimtare.

“Ua shpreha mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për kërkesat e tyre, duke i vlerësuar si legjitime e të drejta, dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të kategorive të dala nga lufta”, shkroi Krasniqi.

Më tej, ai u shpreh se PDK ka qenë dhe do të mbetet shtëpia politike e luftëtarëve të lirisë.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me anëtarët e Kryesisë, Jakup Nura dhe Rrahman Rama, pata kënaqësinë të pres në takim drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të prirë nga kryetari Hysni Gucati.

Diskutuam hapur për sfidat me të cilat përballen sot kategoritë e dala nga lufta dhe theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të mbrojtur dhe forcuar vlerat e luftës sonë çlirimtare.

Ua shpreha mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për kërkesat e tyre, duke i vlerësuar si legjitime e të drejta, dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të kategorive të dala nga lufta.

PDK ka qenë dhe do të mbetet shtëpia politike e luftëtarëve të lirisë!

Të ngjashme

Të fundit