7.2 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Krasniqi: Presidentja Osmani është involvuar në jetën partiake në favor të Vetëvendosjes

- Advertisement -

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka ngritur shqetësimin e veprimeve të Presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar ndërhyrjen e saj në procesin e krijimit të komisioneve të përhershme parlamentare si politikisht të anshme.

Sipas tij, Presidentja Osmani ka ndërhyrë drejtpërdrejt në një proces që i takon Kuvendit dhe partive politike, duke krijuar perceptimin se po favorizon Vetëvendosjen.

“E keqja e komisioneve të përhershme është që kësaj i ka paraprirë Presidentja e vendit. Është një deklaratë e saj e mëhershme ku ka thënë se duhet të formohen katër komisione dhe letrën të cilën ia dërgoi zotit Dimal Basha çoja për të gjetur zgjidhje dhe dhembshuri për punëtorët e RTK-së, është një involvim aktiv i saj në jetën partiake. Është një anim në Lëvizjen Vetëvendosje për të tentuar për të hedhur fajin te partitë tjera opozitare që ato po e bllokojnë procesin e miratimit të këtyre akteve.” – tha ai në “Pressing”.

Të ngjashme

Të fundit