Pasi Memli Krasniqi dha dorëheqje nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, është ngritur pikëpyetja se kush do të jetë pasues i tij.
Në një intervistë në “Rubikon” të Klan Kosovës, Krasniqi foli pikërisht për këtë, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se preferencë e tij për kryetar të PDK-së, është Bedri Hamza, ish-kryetar i Mitrovicës.
“Prej nesër e deri të hënën, kandidaturat janë të hapura, secili që i plotëson kriteret statutare ka të drejtë të garojë, por preferencë e imja është zotëri Bedri Hamza”, u shpreh Krasniqi.
Ai shton se përderisa Hamzëz i kishte besuar për të udhëhequr vendin, i beson edhe për drejtimin e PDK-së.






