Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës, në 24 vjetorin e themelimit të Shërbimin Policor të Kosovës. Kryetari Krasniqi ka thënë se PDK është e përkushtuar që nismën për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe punonjësve të Inspektoratit Policor me autorizime policore ta dërgojë deri në fund. Ai ka thënë se Policia jonë mbetet ndër institucionet më profesionale dhe të përgjegjshme, që ofron shërbime e siguri për secilin qytetar të vendit tonë, pa dallim etnie.
Postimi i plotë:
24 vite më parë, u themelua Shërbimi Policor i Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, për t’i hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tonë.
Përtej sfidave dhe mungesës së mbështetjes adekuate institucionale, Policia jonë mbetet ndër institucionet më profesionale dhe të përgjegjshme, që ofron shërbime e siguri për secilin qytetar të vendit tonë, pa dallim etnie.
Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që nismën për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe punonjësve të Inspektoratit Policor me autorizime policore – ta dërgojë deri në fund.
Mirënjohje dhe nderim për secilin zyrtar të Policisë së Kosovës, që me punën dhe angazhimin e pakusht të tyre ndër vite, kanë ruajtur me dinjitet vizionin, misionin dhe vlerat e këtij profesioni fisnik.
Urime të gjithëve!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=816182923213773&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz