10.1 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Krasniqi: Polemikat ndërmjet LVV-së dhe Edi Ramës mbeten të dëmshme

- Advertisement -

Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar polemikat e fundit ndërmjet VV-së dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka bërë me dije se këto polemika janë të dëmshëm për të dy vendet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar që secili ka të drejtën ta korrigjojë një qëndrim që mund të ketë qenë gabim

“I nderuar Parid, polemikat ndërmjet LVV e Edi Ramës mbeten të dëmshme, sepse të drejtë për të fyer, denoncuar e akuzuar tjetrin, nuk ka askush. Nga ana tjetër, secili ka të drejtën ta korrigjojë një qëndrim që mund të ketë qenë gabim. Qasja që të kërkohet pagabueshmëri në politikë është vetvetiu e gabueshme, sepse të gjithë akterët politikë bëjnë gabime. Partitë që e kanë votuar Gjykatën kanë bërë gabim. LVV që e injoronte himnin e Kosovës ka bërë gabim. Sulmet e LVV ndaj Kuvendit e politikanëve kanë qenë gabim. Zënka e Berishës me Thaçin ka qenë gabim. Zënka e Ramës me Haradinajn ka qenë gabim. Edhe ftohja e Rugovës me Nanon e me Berishën më heret, ka qenë gabim. Pra ka një mal gabimesh në të dyja anët. Nëse politikanët mirren tërë kohën me to, nuk arrijnë të zgjidhin asnjë problem kombëtar. Siç nuk po arrijnë të zgjidhin asnjë problem. Vetëm sa po e mbulojnë një problem me një problem tjetër”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme

Të fundit