Profesori i Gazetarisë, Milazim Krasniqi, në një rrëfim të rrallë në Pressing në T7, duke folur për profesionin e gazetarisë u shpreh shumë i lumtur për kontributin e dhënë në degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Profesori Krasniqi tha se ka pas fatin që në departamentin që e udhëheqi për shumë vite, kanë studiuar “djem dhe vajza me ambicie të mëdha për të punuar në fushën e medias”.
“Po të mos e bëja këtë punë në departament do të ishte e mangët karriera ime sepse prej vitit 2005, kur e kemi themeluar atë departament e kam udhëheqë për shumë vite. Kam pas kënaqësinë të marrë pjesë në formimin e kuadrove të reja të gazetarisë”, u shpreh Krasniqi në Pressing në T7.