![Krasniqi përkujton të rënët në Rezallë: Dhembja vjen e shtohet, për Kosovën bëhet edhe më e domosdoshme drejtësia Krasniqi përkujton të rënët në Rezallë: Dhembja vjen e shtohet, për Kosovën bëhet edhe më e domosdoshme drejtësia](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/FB_IMG_1680703004961.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar sot homazhe në kujtim të të rënëve në masakrën në Rezallë të Skenderajit.
Ai ka përkujtuar numrin e madh të viktimave, vrasjen e tyre makabre dhe zhdukjen e sa të tjerëve.
“Para 24 vjetëve, në Rezallë të Skenderajt, forcat serbe vranë e masakruan 98 civilë shqiptarë, djem e burra të paarmatosur. Këtë krim e bën edhe më mizor fakti që gati gjysmën e trupave i morën dhe i zhdukën, të cilët në vitin 2014 u gjetën në Rudnicë të Rashkës, në Serbi,” ka shkruar Krasniqi.
“Për të nderuar viktimat e Masakrës së Rezallës, sot me kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës bëmë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në Rezallë, të cilët ranë më 5 prill të vitit 1999, për t’u përjetësuar në historinë e përgjakshme të vendit tonë.”
Tutja ai ka kërkuar drejtësi për familjarët e viktimave dhe ndëshkim të dorasve të këtij krimi çnjerëzor.
Postimi i plotë:
Para 24 vjetëve, në Rezallë të Skenderajt, forcat serbe vranë e masakruan 98 civilë shqiptarë, djem e burra të paarmatosur. Këtë krim e bën edhe më mizor fakti që gati gjysmën e trupave i morën dhe i zhdukën, të cilët në vitin 2014 u gjetën në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.
Për të nderuar viktimat e Masakrës së Rezallës, sot me kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës bëmë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në Rezallë, të cilët ranë më 5 prill të vitit 1999, për t’u përjetësuar në historinë e përgjakshme të vendit tonë.
Për familjarët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre dhembja vjen e shtohet, e për Kosovën bëhet edhe më e domosdoshme nevoja për të kërkuar drejtësi dhe ndëshkim për kryesit e këtij krimi çnjerëzor.
E përjetshme është lavdia për martirët e Rezallës!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=737676357731097&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz