1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Krasniqi përkujton Ilaz Kodrën në përvjetorin e rënies

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar komandant Ilaz Kodrën, në 24 vjetorin e rënies së tij heroike, raporton Scanner.

“Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Krasniqi.

Postimi i.plotë:

Në 24 vjetorin e rënies së tij heroike, sot vizitova familjen e komandant Ilaz Kodrës, në kullën e tij në Prekaz.

Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që u flijuan për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron liria jonë dhe shteti ynë i pavarur dhe sovran.

Familja Kodra, Prekazi, Kosova, shqiptarët gjithandej nëpër botë – do të jenë përjetësisht krenarë me komandant Ilaz Kodrën.

Lavdi e përjetshme!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=750187023146697&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit