17.1 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Krasniqi përkujton dëshmorët dhe martirët e Lagjes së Re dhe Rakocit në Kaçanik: Kujtimi për ta na obligon përherë

- Advertisement -

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot me respekt të thellë 26-vjetorin e masakrës së 9 prillit 1999, ku në Lagje të Re dhe Rakoc të Kaçanikut ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë të pafajshëm – viktima të dhunës brutale të regjimit serb.

“Në këtë ditë zie e krenarie, përkulemi me nderim para kujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të Lagjes së Re dhe Rakocit. Kujtimi për ta nuk është vetëm detyrim moral, por amanet që na obligon të mos harrojmë dhe të mos ndalemi në rrugën e drejtësisë, dinjitetit dhe zhvillimit të vendit tonë,” u shpreh Krasniqi.

Ai shtoi se PDK do të jetë gjithmonë në ballë të përpjekjeve për ta ruajtur të gjallë kujtimin për të rënët dhe për ta çuar përpara vizionin për një Kosovë të lirë, të zhvilluar dhe demokratike – ashtu siç ata ëndërruan.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe në respektimin e përhershëm të atyre që sakrifikuan jetën për atdheun”, përfundoi ai.

Lavdi e përjetshme!

Të ngjashme

Të fundit