Home Lajme Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin: Një jetë e tërë në shërbim të atdheut dhe popullit

Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin: Një jetë e tërë në shërbim të atdheut dhe popullit

0
Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin: Një jetë e tërë në shërbim të atdheut dhe popullit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar ish-kryeministrin, Bajram Rexhepi në 6 vjetorin e vdekjes së tij.

Krasniqi ka thënë se Rexhpi ishte: “Politikan parimor, lider i përgjegjshëm, mjek profesionist e atdhetar, mik e bashkëpunëtor korrekt, familjar i dashur.”

Një jetë e tërë në shërbim të atdheut dhe popullit! – është fraza që e karakterizon më së miri jetën dhe veprën e Bajram Rexhepit.” – ka shkruar ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i tij:

6 vjet pa Bajram Rexhepin!

Politikan parimor, lider i përgjegjshëm, mjek profesionist e atdhetar, mik e bashkëpunëtor korrekt, familjar i dashur. I tillë do të mbetet në kujtesën e gjithsecilit prej nesh kryeministri i parë në Kosovën e pasluftës, doktori i UÇK-së, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, ish-Ministri i Punëve të Brendshme, kirurgu i suksesshëm – Dr. Bajram Rexhepi.

Një jetë e tërë në shërbim të atdheut dhe popullit! – është fraza që e karakterizon më së miri jetën dhe veprën e Bajram Rexhepit.

I përjetshëm mbetet kujtimi për të!

Exit mobile version