Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një tubim me qytetarët e Fushë Kosovës.
Krasniqi ka thënë se në Fushë Kosovë ka parë entuziazëm për ditët e mira që e presin Kosovën me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës.
‘’Në Fushë Kosovë, bashkë me kandidatin tonë për kryeminstër të Kosovës, Bedri Hamza, takuam qytetarët e kësaj komune, në mesin e të cilëve pamë shumë entuziazëm për ditët e mira që e presin Kosovën me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës’’, ka shkruar Krasniqi.
Më tutje ai ka thëë se vullneti për ndryshime pozitive dhe përkrahja që PDK po merr kudo nëpër Kosovë është garancë për fitore me 9 shkurt./