Aktivisiti i shoqërisë civile, Albert Krasniqi, në ditën e zgjedhjeve në komunat veriore, ka thënë se nga këto zgjedhje do të dalin “institucione të shkëputura nga qytetarët dhe pa ndonjë relevancë politike.”
Krasniqi ka thënë se zgjedhjet në veri janë përballje mes Kosovë dhe Serbisë për atë pjesë të terriotrit.
Ai ka thënë se sot po rivendosen pozicionet për dialogun mes vendeve dhe po definohet natyra e kompentencave të Asociacionit.
“Institucionet e Kosovës duhet të janë të vetëdijshme që zgjedhjet vetëm si metodë, nuk janë burim i pushteti të autoriteteve publike pa pasur edhe mbështetjen e qytetarëve. Nga zgjedhjet që po mbahen në komunat në veri të Kosovës, do të dalin institucione të shkëputura nga qytetarët dhe pa ndonjë relevancë politike.”
“Mirëpo, zgjedhjet e sotme në veri janë përtej kësaj. Janë ballafaqim i Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar se cila e ka pushtetin efektiv mbi këtë pjesë të territorit të Kosovës. Është përballje në mes të autoritetit legal të Kosovës dhe kontrollit faktik të Serbisë. Sot po rivendosen pozicionet e palëve në dialog dhe definohet natyra e kompetencave të Asociacionit.” – ka shkruar ai në Facebook.