22.3 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Krasniqi për Vjosa Osmanin: Tërrpi e pafundme për asetet e shtetit, kjo me bashkëshortin e saj

- Advertisement -

Ekspozimin e shfrytëzimit të privilegjeve dhe resurseve të shtetit, Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, e quajti “rrezikim të sigurisë së vajzave të mia” dhe akuzoi mediat për gjithçka.

Gazetari Besnik Krasniqi në një reagim në Facebook tha për Vjosa Osmanin se ajo edhe bashkëshorti i saj “prej kohësh e kanë shpërfaqë tërrpinë e pafundme”.

Postimi i plotë:

S’ka privatësi në xhipat e zi!

Presidentja dhe bashkëshorti i saj prej kohësh e kanë shpërfaqë tërpinë e pafundme në raport me asetet e shtetit.

Po e japin shembullin më të keq të abuzimit, jo vetëm në raport me resurset shtetërore, por edhe duke përdorë aparatin shtetëror për t’u hakmarrë ndaj atyre që e ekspozojnë këtë tërpi, si në rastin e sotëm kur u arrestua një kameraman që xhironte vajzat e saj tek po dërgoheshin në një shkollë private.

Tërpinë ajo e shpërfaqi më së qarti sivjet në një proces prokurimi, rreth fizibilitetit për ndërtesën e re të Presidencës. Aty u kërkua që pos suitave të gjumit, të projektohen edhe dhoma private për familjen e sallone për darka familjare, kopshte e oborr privat.

Prandaj sot përndjek ata që ia ekspozojnë tërpinë. Sepse, këtë ekspozim e sheh kërcënim për imazhin e vet politik, e jo për vajzat.

Të ngjashme

Të fundit