4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Krasniqi për veriun: Situata mund të eskalojë në konflikt të armatosur

- Advertisement -

Kritika ndaj Qeverisë për situatën me veriun, ka hedhur profesori universitar, Milazim Krasniqi, i cili tha se Kosova nuk ka kapacitete për ta menaxhuar krizën në këtë pjesë.

Ai ka thënë se një situatë e tillë në veri, duhet të zgjidhet me mjete politike, në të kundërtën mund të përfundoj me një konflikt të armatosur, shkruan Gazeta10.

‘Kjo krizë është kronike. Është që nga viti 1999. Qeveritë e Kosovës s’kanë pasur asnjëherë e as sot mandat, e po ashtu kapacitete për ta menaxhuar krizën. Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare ka bërë mandatin e vet, në mënyrën e vet për hesapet e veta. Pra, objektivi i tyre gjithmonë ka qenë ruajta e stabilitetit, por jo edhe një zgjidhje politike. Qeveria e Kosovës, duhet të bëj përpjekje që në bashkëpunim me akteret ndërkombëtar të gjindet një mënyrë se sit ë rikthehet dialogu dhe të kërkohet një zgjidhje”, tha Krasniqi në Info10.

Sipas tij, në veri të vendit vetëm sovranitet nuk ka, dhe për intervenuar diçka patjetër është dashur edhe ndërhyrja e EULEX-it apo KFOR-it.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit