Me rastin e vdekjes së shkrimtarit të shquar Adem Gashit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Memli Krasniqi, ka ngushëlluar familjen e tij dhe të gjithë komunitetin e letrarëve, raporton Scanner.
“Si tekstshkrues, Ademi ishte nga të rrallët dhe më origjinalët në vendin tonë – veçanërisht në dedikimet që u bënte heronjëve të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Vdekja e poetit, krijuesit e shkrimtarit tonë të mirënjohur, Adem Gashi, na ka mërzitur të gjithëve.
Si tekstshkrues, Ademi ishte nga të rrallët dhe më origjinalët në vendin tonë – veçanërisht në dedikimet që u bënte heronjëve të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sërish vjen Marsi” – është vetëm një nga perlat e tij që do të këndohet brez pas brezi.
Ai la gjurmë të pashlyera kudo ku punoi dhe veproi, nga arsimi, televizioni, institucionet shtetërore e posaçërisht në pasionin e tij të parë, krijimtarinë letrare – për çka u nderua me çmimin kombëtar letrat për vepër jetësore “Azem Shkreli”.
Ngushëllimet më të thella familjes, komunitetit letrat dhe të gjithë shoqërisë të vendit tonë!
Prehu në paqe, Adem!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=885588059606592&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz