16.3 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Krasniqi për rastin në Vushtrri: LDK mbetet shtëpi e përbashkët, forcë unifikuese dhe shembull i maturisë politike

- Advertisement -

Xhafer Tahiri, i cili doli i treti në rundin e parë të zgjedhjeve lokale në Vushtrri, nënshkroi sot një marrëveshje koalicioni me LVV-në për rundin e dytë të votimit, pa miratimin e partisë së tij – LDK-së, shkruan Periskopi.

E pas këtij veprimi, ka reaguar Rrezarta Krasniqi.
Krasniqi ka shkruar në Facebook “është situatë e rënduar në LDK”.

“Këto ditë kanë qenë të ndjeshme për strukturat dhe aktivistët që me përkushtim e kanë mbajtur gjallë LDK-në në këtë qytet”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.

Postimi:

Pas ngjarjeve të fundit në degën e LDK-së në Vushtrri, shpreh shqetësim të thellë për gjendjen e krijuar dhe atmosferën që ka rënduar anëtarësinë tonë. Këto ditë kanë qenë të ndjeshme për strukturat dhe aktivistët që me përkushtim e kanë mbajtur gjallë LDK-në në këtë qytet.

LDK ka qenë dhe mbetet shtëpi e përbashkët, forcë unifikuese dhe shembull i maturisë politike. Sot më shumë se kurrë, ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit tanë në Vushtrri të qëndrojnë të qetë, të bashkuar dhe besnikë ndaj vlerave që na kanë udhëhequr për mbi tri dekada.

Besoj fort se Lidhja Demokratike e Kosovës do të rikthejë qetësinë, bashkëpunimin dhe drejtimin e duhur në Vushtrri. Me përfshirje, dialog dhe sinqeritet do ta rindërtojmë besimin dhe unitetin që gjithmonë e ka dalluar këtë degë.

LDK do të rikthehet fuqishëm në Vushtrri, me vlerat, traditën dhe njerëzit e saj të mirë, si forcë që bashkon dhe ndërton, jo që ndan.

Të ngjashme

Të fundit