15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Krasniqi për rastin e Radomiroviq: Nuk e di a ka Kurti fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

- Advertisement -

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka harruar personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kurti komentuar edhe emërimin e Radoica Radomiroviq, zv/ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

“Kurti i braktisi krejt. Erdhi në pushtet me zotimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, sot i ka harruar ata. I ka harruar dhimbjet e shumë nënave”, ka shkruar Krasniqi.

“Për me keq, ka nisur t’i rehatoj në funksione shtetërore individ që shërbyen nën uniformat ushtarake serbe. Nuk e di a ka fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të pagjetur”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit