Albert Krasniqi nga organizata Democracy Plus, ka reaguar lidhur me raportimin e Televizionit Publik për një atentat të pretenduar ndaj kryeministrit Kurti.
Sipas tij, ky raportim është propaganda partiake dhe duhet të ketë sqarime.
Ai ka publikuar edhe fotografitë e raportimit, duke shkruar se në fillim aludohet që kërcënimi ka ardhur nga ekstremistët serbo-maqedonas, e më pas se atentati ishte planifikuar si qërim hesapesh mes shqiptarëve.
Postimi:
Burimet e inteligjencës së RTK-së për tentim atentat ndaj Kryeministrit Kurti, në fakt janë shumë amatoreske.
Fillimisht aludohet se sulmi ishte planifikuar të duket sikur vinte nga “ekstremistët e djathtë serbo-maqedonas”, ndërsa pas disa paragrafëve, thuhet se planifikohej të interpretohej si “qërim hesapesh në mes të shqiptarëve”.
Ky lajm duket sikur ajo kronika e RTK-së me UFO, ku balona paraqitet si objekt që ndryshonte formë nga tigër në luan.
RTK duhet të jap sqarime për këtë nivel të propagandës partiake në të cilën është përfshirë dje. Në të kundërtën i humbet kuptimi financimi nga publiku.