Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka përkujtuar Nënë Terezën në përvjetorin e 28-të të ndarjes së saj nga jeta.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë me përkushtim të palodhur, dashuri të thellë dhe vetësakrificë të rrallë, ajo u kujdes për mijëra fëmijë, të sëmurë, të varfër e të braktisur në çdo cep të botës, pa kërkuar asnjëherë lavdi.Poashtu, i pari i PDK-së thotë se Nënë Tereza duhet të mbetet frymëzim për të rinjtë që ëndërrojnë të bëjnë ndryshim për nënat që sakrifikojnë çdo ditë për fëmijët e tyre, për mësuesit e mjekët që japin nga vetja pa kursim, për të moshuarit që na mësojnë me urtësi, e për çdo njeri që beson se dashuria dhe shërbimi ndaj tjetrit janë forca më e madhe e jetës.