11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Krasniqi për marrëveshjen: Pa njohje s’përfundon konflikti me Serbinë, PDK-ja s’e voton

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se marrëveshja me Serbinë pa njohje reciproke, nuk përfundon konflikti i ngrirë dhe si i tillë është e papranueshme për këtë parti. Ai deklaroi se partia e tij, nuk do ta votojë këtë marrëveshje, raporton EO.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit me emisarin e Bashkimit Evorpian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Se kjo marrëveshje nuk ka njohje, Krasniqi fajtor kryesor e bën kryeministrin Albin Kurti. Thotë se ka dështuar që për këtë dy vite t’i bind ndërkombëtarët që në marrëveshjen finale të jetë njohja e ndërsjellët.

“Sapo zhvilluam një takim miqësor dhe të hapur me emisarin Lajçak, me të cilin biseduam për procesin e dialogut dhe marrëveshjen. Lajcakut ja shpreha edhe qëndrimet e PDK, rezervat që kemi për këtë marrëveshje. Fatkeqësisht ajo që sot kemi në tavolinë është një marrëveshje pa njohje dhe me Asociacion në qendër. Përgjegjësia e Kurtit është direkte për faktin që për dy vite e ka humbur mundësin që t’i bind mbështetësit tanë për ta arritur njohjen e ndërsjellët. Sot nuk kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, jo me njohje, marrëveshje të përkohshme. Këto qëndrimet tona nuk janë befasuese për partnerët ndërkombëtarë. Qëndrimi i PDK-së që nga vitit 2018 është i lidhur me njohje të ndërsjellët. Krijon një status-quo të re. Qëndrimi i PDK në e shohim marrëveshjen si të pa mjaftueshme dhe që krijon edhe shumë pikëpyetje”, thotë Krasniqi.

Kreu i PDK-së, ka deklaruar se nuk do ta përkrahin në Kuvend kur vjen për ratifikim.

“Pa dyshim që qëndrimi i SHBA nuk ka ndryshuar, ata besojnë që përfundim të jetë me njohje në qendër. Prej njohjes së ndërsjellë kemi njohjen eventuale. Ky është shqetësimi jonë. Është obligim që të sillet në Kuvend. Kur do që të sillet në Kuvend nëse është ky aneks nuk do ta ketë votën e PDK. Por do ta shohim marrëveshjen finale”, tha tutje Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit