-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Krasniqi për letrën e Macronit për Serbinë: Kanë probleme me të vërtetën ata që luajnë “teze” me urën e Ibrit

- Advertisement -

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar letrën që ia ka dërguar presidenti i Francsës, Emmanuel Macron qytetarëve serbë.

Ai ka renditur katër mesazhet e letrës së Macronit, duke akuzuar pushtetarë se nuk po i kuptojnë këto mesazhe e po nxisin trazira kur më së paku ka nevojë.

Jam i bindur se vetëm të marrët dhe ata që nuk duan të kuptojnë, kanë problem që ta kuptojnë të vërtetën. Më së shumti kanë problem me të vërtetën ata që luajnë “teze” me urën e Ibrit dhe nxisin trazira, kur më së paku ka nevojë.” – ka shkruar Krasniqi pas renditjes së mesazheve të Macronit në letrën dërguar Serbisë.

Reagimi i tij:

Disa nga mesazhet e letrës së presidentit Makron për qytetarët e Serbisë:1. Makron fillimisht evokon miqësinë francezo-serbe, të Luftës së Parë Botërore, “e cila u farkua në frontin e Luftës së Parë Botërore, me kujtime ende të gjalla për ushtrinë në frontin e Selanikut.” 2. Përmendi rritjen e bashkëpunimin në fushën e energjetikës dhe fushave të tjera. 3.Tha se Serbia i përket Europës me gjeografi e me histori. 4. Tha se kjo vizitë bëhet për “partneritetin stratregjik real”, që po ndërtohet ndërmjet Francës e Serbisë dhe se roli i Serbisë është si”vendi qendror i rajonit” e ku Serbisë i respektohet “veçantia e fatit të vet.” 4. Lufta në Ukrainë e pamundëson balancimin dhe qëndrimin e Serbisë në dy karrige, ndërsa Europa është streha e sigurt për zhvillimin dhe identitetin e Serbisë. 5. Tha se në vitin 2019 ka përmend nevojën për kompromis me Kosovën dhe se ka bindje që në Serbi ekziston guximi për kompromis. Angazhimi franko –gjerman me mbështetjen e SHBA-së mbeten konstante. 6. Makron tha: “personalisht do të angazhohem siç jam i sigurt edhe BE-së në tërësi, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e paraprakisht për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.” Koment: komentet bëjini vetë! Jam i bindur se vetëm të marrët dhe ata që nuk duan të kuptojnë, kanë problem që ta kuptojnë të vërtetën. Më së shumti kanë problem me të vërtetën ata që luajnë “teze” me urën e Ibrit dhe nxisin trazira, kur më së paku ka nevojë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit