1.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Krasniqi për Kurtin: Erdhi n’pushtet duke premtuar luftë kundër oligarkëve, ua shpalli sindikatave

- Advertisement -

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për grevën e sindikatave të Kosovës.

Ai ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet duke premtuar luftë kundër oligarkëve, ndërsa tani luftën më të madhe ua ka shpallur sindikatave, shkruan lajmi.net.

“Erdhi n’pushtet duke premtuar luftë kundër oligarkëve. E derisa me të në pushtet, përfitimet enorme të kompanive të mëdha private s’u prekën fare, luftën më të ashpër ua shpalli sindikatave. Dora e ndihmës u është shtrirë bankave e kompanive të mëdha që u janë rritur fitimet. Dora e dhunës dhe kërcënimit atyre që nën qeverisjen e tij jeta u është shtrenjtuar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi, dikur ish-anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputet i kësaj partie, ka thënë se ky është “transformimi ideologjik i Albin Kurtit” dhe se “asgjë e majtë në të s’ka mbetur”. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit