34.3 C
New York
Thursday, June 26, 2025

Buy now

Krasniqi për Kurtin: 40 mundësi ia kemi dhënë për zgjedhje të kryetarit të kuvendit anipse s’e kemi obligim

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës tha se “40 mundësi ia kemi dhënë” Vetëvendosjes së Albin Kurtit për të zgjedhur kryetarin e kuvendit të Kosovës – këta të fundit duke ngulur këmbë në: Ose Albulena Haxhiun ose hiç, qe gati tre muaj. PDK ka thënë se i voton 40 nga 48 deputetë të Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, duke përjashtuar tetë prej tyre që kanë qenë edhe anëtar të qeverisë në mandatin e kaluar.

“Nuk është obligim ligjor i joni me votu askënd pa marrëveshje politike dhe kurrë nuk ka ndodh në Kosovë me u zgjedhë kryetari i Kuvendit pa marrëveshje politike dhe pa u kriju shumica e re parlamentare. Ky është imponim që po dëshiron të na bëjë zoti Kurti këtë herë.

Përkundër që kjo s’ka ndodhur, ne s’kemi qenë as kryeneç, as intagji, qysh janë bërë edhe intagji edhe kryeneç Vetëvendosja dhe zoti Kurti, por kemi thënë jemi të gatshëm me ta votu këdo përveç ministrave që i ke pasur në Qeveri. Është qëndrim parimor, sepse unë jam i bindur dhe i qëndroj me argumente prapa konstatimit që ata janë përgjegjës për degradimin dhe dëmin që iu ka bërë shtetit. Kanë dalë të parët, iu takon me bë propozimin por nuk e kanë me tapi personin. 40 mundësi i ka”, tha Krasniqi në Pressing të T7.

Të ngjashme

Të fundit