-5.5 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Krasniqi: Për kryeneqësinë e Kurtit në raport me SHBA-në duhet ta paguajmë faturën

- Advertisement -

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë me dije se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka shpërfaqur edhe dozë të histerisë antiamerikane të partisë fituese.

Krasniqi ka vlerësuar se tashmë vetëm duhet të pritur në radhë që ta paguhet fatura për kryeneqësinë në raport me SHBA-të.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Kurti do ta paguajë faturën e vet, kurse Kosova të veten.

“Me këtë rezultat të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, që shpërfaqi edhe një dozë të histerisë antiameriane të partisë fituese, ne tashmë vetëm duhet të presim radhën që ta paguajmë faturën për kryeneqësinë në raport me SHBA-në, NATO-n e BE-në. Ka dy fatura, Kurti e paguan të veten, Kosova të veten. E sigurt është që fatura e Kosovës do të jetë shumëfish më e rëndë”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit