Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.
Ai ka bërë me dije se më 4 Korrik Kosova feston bashkë me një mik të madh dhe një aleat të vërtetë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se për Kosovën dhe popullin e saj, ShBA-ja është më shumë se partner.
“Sot festojmë bashkë me një mik të madh. Një aleat të vërtetë. Një shtet që na doli krah në ditët më të vështira dhe ishte me ne në ditët më të mira. Për Kosovën dhe popullin tonë, SHBA është më shumë se partner. Është shtylla e lirisë sonë dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë. Kosova është mirënjohëse. PDK është krenare për këtë miqësi – dhe e vendosur ta thellojë më tej – vit pas viti. Urime SHBA! Urime të gjithë qytetarëve amerikanë, në Kosovë dhe kudo në botë! Gëzuar 4 Korriku!”, ka shkruar Krasniqi.