34.1 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Krasniqi për intervistën e Thaçit nga Haga: Ishte thirrje që të mos dorëzohemi kurrë

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me Adriatik Kelmendin.

Krasniqi tha se sonte, Thaçi foli nga Haga jo si ish-president e as si një burrë që ka kaluar gati pesë vite në qeli, por si një njeri që ende e mbron me shpirt shpirt luftën dhe sakrificën për liri.

I “mprehtë. I kthjellët. Plot interes për vendin dhe të ardhmen e tij, si gjithmonë. Reflektues. I thellë. Por mbi të gjitha, i paepur në bindjen e tij për drejtësinë e kauzës që e kemi ndjekur si popull”.

“Ai nuk ankua. Nuk kërkoi mëshirë. Siç e tha, dhe siç e dimë, Hashim Thaçi nuk do t’ia ndërronte rrugën jetës, edhe sikur ta dinte çmimin paraprakisht. E këtë nuk e thotë për vete, por për ne, për gjeneratat që duhet të ecin përpara pa harruar sakrificën”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai e përmendi edhe vdekjen e babait të Thaçit, për të cilin tha se “nuk ishte aty për t’ia mbyllur sytë”, por sipas tij, sytë e Thaçit janë ende të hapur për Kosovën.

“Sa ishte në Hagë i vdiq babai. Nuk ishte aty për t’ia mbyllur sytë. Por sytë e Presidentit Thaçi janë ende të hapur për Kosovën. Dhe për drejtësinë – që bashkë me çlirimtarët e tjerë po e pret me durim e urtësi”.

“Kjo intervistë, më shumë se rrëfim,  ishte një thirrje: të qëndrojmë, të ecim drejt, e të mos dorëzohemi asnjëherë. Të gjithë kemi çfarë të mësojmë nga Hashim Thaçi. Sonte, edhe më shumë. Të presim me padurim në Kosovë, President”, shkroi Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit