-0.4 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Krasniqi për grevën e minatorëve: Zhgënjim me premtimet e rrejshme dhe me menaxhimin e keq

- Advertisement -

Profesori Milazim Krasniqi ka kritikuar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje për akuzat ndaj minatorëve të Trepçës lidhur me grevën që po mbahet tash e tetë ditë.

Krasniqi ka thënë se kritikuesit e kësaj greve “nuk e thonë të vërtetën”. Ai ka mbrojtur grevistët për të cilët ka thënë se “kohësh shpresat e tyre në LVV kanë qenë të mëdha” dhe se kjo grevë shpërfaq “zhgënjim me premtimet e rrejshme dhe me menaxhimin e keq”.

Postimi i plotë:

Ata zyrtarë të LVV që thonë se greva e minatorëve të Trepçës është antiqeveritare, thjesht nuk e thonë të vërtetën. Para do kohësh shpresat e tyre në LVV kanë qenë të mëdha, gjë që mund të shihet ende nëpër galeritë e minierës. Greva po duket si zhgënjim me premtimet e rrejshme dhe me menaxhimin e keq. Ka zgjidhje, nëse qeveria ka vullnet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit