![Krasniqi për fjalorin e VV-së: S’po e kursejmë Kurtin, por qytetarëve po duam t’iu japim vizion Krasniqi për fjalorin e VV-së: S’po e kursejmë Kurtin, por qytetarëve po duam t’iu japim vizion](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/01/krasniqi-2.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratikea të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin “Debat Plus” në Rtv Dukagjini, ka folur edhe për fushatën e partisë së tij, por edhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Krasniqi ka thënë se PDK-ja nuk po e kursen Kurtin, por siç theksoi ai, PDK-ja dhe Bedri Hamza janë fokusuar që qytetarëve t’iu tregojnë se si mund të jetë e ardhmja e tyre nëse ia japin besimin PDK-së.
“Fushata e Bedri Hamzës s’ka të bëj me kursimin e Albinit, qytetarët e Kosovës telashet që i ka sjell kjo qeveri i kanë ndjerë çdo ditë në lëkurën e vet. Sa të duash thuaju se këta na kanë rritë rrymën, njerëzit kanë me shkua me i pagua faturat enorme që janë bërë më të mëdha se këstet e kredisë. Nuk mundemi ne me i thënë kshyrni se 300 mijë njerëz e kanë lëshua Kosovën për 4 vjet, ne iu themi, por nuk e kam fokusin e fushatës qaty, pse, sepse s’ka mbet vend ose familje pa e pasur dikënd në rrethin e vet qoftë të ngushtë qoftë pak më të gjërë që e ka lëshua Kosovën dhe jo më skamnor e nevojtar, por profesionistë të ri, inxhinier, arkitekt, mjek e infermier të të gjitha fushave, specialist të IT-së. Fushata jonë është fushatë që ka dashur ta luftojë depresionin kolektiv dhe social që e ka krijuar kjo qeveri. Me iu dhënë shpresë njerëzve, me iu fol për të ardhmen sepse kemi mbetur rob të së kaluarës. Sepse është e vërtetë, këtu edhe kjo fushatë e tyre është hala për t’kaluarën. Ne po duam të flasim për t’ardhmen sepse njerëzve s’mundemi me i mbajt peng as në aktualitet e as në të kaluarën, por duhet me iu dhënë një vizion çka duhet me bë nesër, cila është e ardhmja e tyre nëse neve na japin besimin”, u shpreh Krasniqi.
Tutje, ai ka thënë se nuk duan që të jenë pjesë e polarizimit dhe nuk duan që të kontribuojnë në të, prandaj edhe kanë dashur që të japin një vizion për të ardhmen.
“ Edhe besoj se ka qenë fushatë e duhur sepse s’po duam të kontribuojmë në polarizim më shumë. Polarizimi i shoqërisë është i tepërt edhe konflikti, edhe përçarja edhe në shoqëri edhe në familje ka hy përçarja politike në 2021. Nuk dua të kem kontribut në përçarjen e mëtutjeshme, boll kanë bërë këta që janë. Dhe kemi dashur me i dhënë një vizion”, theksoi Krasniqi.