Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kujtuar Anton Çettën në 27 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke thënë se ai do të mbahet mend si figurë me kontribut shumëdimensional në shoqërinë tonë.
Kështu ka deklaruar Krasniqi në Facebook, duke shtuar se angazhimi dhe veprimtaria e Anton Çettës, u bë shkas për unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund epokës së gjakmarrjes.
Kryetari i PDK-së ka deklaruar edhe se, emri i Çettës, do të mbetët i pazëvendësueshëm në historinë e shekullit XX të Kosovës.
Postimi i plotë:
27 vjet pa plakun e urtë Anton Çetta!
Sot, kujtojmë kreun e lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, albanologun dhe mbledhësin e folklorit shqip, Anton Çetta.
Profesor Çetta do të mbahet mend si figurë me kontribut shumëdimensional në shoqërinë tonë, emri i të cilit mbetet i pazëvendësueshëm në historinë e shekullit XX të Kosovës.
Angazhimi dhe veprimtaria e tij u bë shkas për unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund epokës së gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave në shoqërinë tonë, për t’u mbledhur rreth një synimi madhor, që ishte çlirimi i vendit.
Përherë mirënjohës për jetën dhe veprën e Anton Çettës!