Home Lajme Krasniqi për Ahtisarin: Gjithmonë do të kujtohesh në vendin tonë

Krasniqi për Ahtisarin: Gjithmonë do të kujtohesh në vendin tonë

0
Krasniqi për Ahtisarin: Gjithmonë do të kujtohesh në vendin tonë

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

Krasniqi tha se Ahtisaari tërë jetën ia kushtoi paqes.

 

Postimi i plotë:

Lamtumirë, President Ahtisaari!

Një jetë kontribut për të sjellë paqe e stabilitet nëpër rajone të ndryshme të botës. Punën, empatinë dhe mbi të gjitha, kompasin e tij moral, pati fatin e mirë që ta përjetoj edhe Kosova.

Presidenti Ahtisaari, si ish i dërguar special i OKB-së për statusin e Kosovës, përpiloi Planin Gjithëpërfshirës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Presidenti Ahtisaari ishte në anën e Kosovës edhe gjatë bombardimeve të NATO-s.

Ai nuk pati asnjëherë dyshime se kush ishte agresori dhe kush viktima në rastin tonë, prandaj, edhe në kulmin e suksesit të tij, kur fitoi Çmimin Nobel për Paqe, mesazhi i tij ishte i qartë: “Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë”!

Faleminderit për të gjitha, Presidenti Ahtisaari! Gjithmonë do të kujtohesh në vendin tonë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=836889011143164&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz

 

 

Exit mobile version