11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Krasniqi pë Blair: Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

Në  një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli.

Postimi i plotë:

Takimet me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, janë gjithmonë të veçanta dhe emocionuese.

Roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli.

Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë.

Ish-Kryeministrit Blair i shpreha mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë.

Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri Kryeministër! 🇽🇰🇬🇧

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit