10 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Krasniqi: PDK në Kuvend e ka përmbushur rolin e saj si lidere e opozitës

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se PDK ka përmbushur rolin e vet si lider i opozitës, me më së shumti iniciativa e projektligje të propozuara në Kuvend.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se dinamika e punës do të shtohet edhe më shumë në vitin 2023,

“Sot, para fillimit të sesionit pranveror të Kuvendit, së bashku me deputetët diskutuam për agjendën tonë legjislative dhe iniciativat konkrete të cilat do të ndërmarrim gjatë këtij viti. PDK do të jetë gjithmonë aktive, e përgjegjshme dhe konstruktive kur në pyetje janë interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Gjatë vitit 2022, Grupi Parlamentar i PDK-së ka përmbushur rolin e vet si lider i opozitës, me më së shumti iniciativa e projektligje të propozuara në Kuvendin e Kosovës. Dinamika e punës do të shtohet edhe më shumë në vitin 2023.”, ka shkruar Krasniqi

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit