I pari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin Debat Plus, në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk ka vijë të kuqe për Kurtin.
Krasniqi, ka thënë se PDK-ja s’ka pasur asnjëherë vija të kuqe për partitë e tjera, e këtë e ka arsyetuar, duke thënë se vija e kuqe e ofendon votuesit e partisë tjetër, që janë shqiptarë.
Panduri: A ka vija të kuqe PDK për këtë njeri?
“A ke dëgju najherë në jetën tane qe sa mirresh me gazetari najkon prej PDK-së, prej Thaçit e deri te unë, që ne kemi vija të kuqe për dikënd. Jo. Ne e kemi njëfarë parimi që është pjesë e trashëgimisë tonë politike. Duke i ekskominukuar partitë ne do t’i ofendonim votuesit e asaj partie, që shqiptarë janë. Mund të jenë familjarë jam. Me ju thanë vijë të kuqe, është armiqësim”. – ka thënë Krasniqi.
Tutje Krasniqi është shprehur se s’beson as që LDK-ja ka vijë të kuqe për Kurtin.
“Nuk e di pse janë prek kaq shumë (LDK-ja). Të ftum kanë qenë, kanë mujt me ardh.
Panduri: Duke e ditë që s’keni ju vija të kuqe nashta..
Krasniqi: S’kanë as këta vija të kuqe, me sa e di unë…
Panduri: Kanë që kanë…
Krasniqi: Qashtu kanë pas thanë edhe më herët, veç ishalla i majnë…