20.7 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Krasniqi pas dështimit të seancës: Për deputetin Kurti më e rëndësishme është Haxhiu se qytetarët

- Advertisement -

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas dështimit të 12 për konstituimin e Kuvendit, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, ku ka thënë se kjo parti ka marrë pengë shtetin, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi, ka thënë se për Kurtin po është më e rëndësishme Albulena Haxhiu se sa, qytetarët e vendit.

Sa i përket konstituimit të kuvendit, ai ka thënës se zgjidhja është evidente, e që duhet të ndërrohet kandidatja.

‘‘Pra po e shihni që po vazhdon abuzimi i të drejtës Kushtetuese që i takon partisë së parë që i takon për ta propozuar një kandidat. VV-ja e ka marrë shtetin peng dhe po e mbanë konstituimin e institucioneve peng, ky është një degradim që asnjë se kemi menduar që mund të ndodh ndonjëherë. Ky është dhunim i verdiktit të qytetarëve të Kosovës, sepse pasnesër bëhen 3 muaj që i kemi mbajtur zgjedhjet.  Si PDK ne e kemi qëndrimin e njëjtë. Zgjidhja është evidente, duhet me u ndërru kandidatja. E ftoj deputetin Kurti që të na tregoj a e ka më të rëndësishme Albulena Haxhiun a 1 milion qytetarë që kanë votu në zgjedhjet e 9 shkurtit, nga ajo që kemi pa deri tash Haxhiu është më e rëndësishme për të’’, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit