5.4 C
New York
Sunday, December 7, 2025

Buy now

Krasniqi pas aderimit të Besim Hasanit: Vlerë e shtuar për PDK-në

- Advertisement -

Ish-kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas aderimit në këtë parti të ish-kryetarit të KOK-ut, Besim Hasani.

Krasniqi ka shpalosur kujtime sa ka shërbyer si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ku në atë kohë kishte punuar ngushtë me Hasanin, për ta nxjerrë sportin e Kosovës nga izolimi.

“Pranimi i Kosovës në familjen olimpike botërore ishte vetëm hapi i parë. Medaljet e para olimpike që erdhën më pas plotësuan ëndrrën e një gjenerate të tërë dhe i dhanë kuptim çdo përpjekjeje, çdo udhëtimi dhe çdo sakrifice të bërë ndër vite”.

“Sot, jam shumë i lumtur që Besimi i bashkohet ekipit tonë, duke sjellë përvojën dhe energjinë e tij në shërbim të një Kosove ma të mirë”.

“Një vlerë e shtuar për PDK-në. Një hap përpara për Kosovën. Mirë se vjen, Besim”, ka shkruar  Krasniqi në “Facebook”.

Të ngjashme

Të fundit