Home Lajme Krasniqi parashtron disa pyetje për Qeverinë Kurti

Krasniqi parashtron disa pyetje për Qeverinë Kurti

0
Krasniqi parashtron disa pyetje për Qeverinë Kurti

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar reagimin e deputetes së LDK-së, Hykmete Bjaramit për videon propaganduese të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në reagimin e saj, deputetja Bajrami kishte 27 pyetje për Qeverinë Kurti.

Sipas Krasniqit, pyetjet e saj ishin brilante.

Ai ka shtuar edhe disa pyetje për Qeverinë Kurti.

Pyetjet e deputetes Hykmete Bajrami drejtuar qeverisë Kurti ishin brilante. Për t’i begatuar paska po shtoj edhe këto pyetje“, ka shkruar Krasniqi.

Më poshtë 8 pyetjet e Krasniqit për Qeverinë Kurti:

1. Sa autostrada ka nisur-ndërtuar qeveria Kurti?

2. Sa shkolla ka ndërtuar qeveria Kurti?

3. Sa çerdhe ka ndërtuar qeveria Kurti?

4. Sa shqiptarë janë kthyer nga mërgimi gjatë qeverisjes Kurti?

5. Sa janë rritur rrogat e pensionet gjatë qeverisë Kurti?

6. Sa teatro janë hapur gjatë qeverisë Kurti?

7. Sa është shtuar sipërfaqja e tokave të ujitura në vend, gjatë qeverisjes Kurti?

8. Sa janë shtuar kapacitetet energjetike gjatë qeverisë Kurti?

Exit mobile version