Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar takimin jofromal të Bashkimit Evropian në Granadë, duke e vlerësuar qesharak.
Me anë të një statusi në Facebook, Krasniqi ka kritikuar shtetet e BE-së lidhur me qëndrimin e tyre ndaj Serbisë pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit.
“Takimi joformal i BE-së në Granadë, mund të quhet edhe takim qesharak. Nëse të gjithë ata shtetarë nuk e dinë, as pas dy javësh, që agresioni i 24 shtatorit 2023 kundër Kosovës ka ardhë nga Serbia, ata atëherë nuk dinë kurrgjë. Nëse e fshehin, janë të pamoralshëm.
Tutje, ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për pozitën e keqe të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“E sigurt është një gjë: po të mos ishte Kosova nën masat e BE-së dhe Albin Kurti nën dyshim si destabilizues i veriut me ato lojërat me targa e me hyxhyme në objekte komunale, ndryshe do të flitej e ndryshe do të veprohej në takimin e Granadës”, ka shkruar Krasniqi.