Home Lajme Krasniqi numëron shkeljet e VV-së gjatë fushatës: Pushteti u jep aq vetëbesim sa mendojnë që dinë të këndojnë

Krasniqi numëron shkeljet e VV-së gjatë fushatës: Pushteti u jep aq vetëbesim sa mendojnë që dinë të këndojnë

0
Krasniqi numëron shkeljet e VV-së gjatë fushatës: Pushteti u jep aq vetëbesim sa mendojnë që dinë të këndojnë

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka bërë një analizë për fushatën e Vetëvendosjes gjatë këtyre shtatë ditëve.

Ai ka thënë se VV-ja ka shpërndarë shtesa financiare prej 70 milionë eurove si përpjekje për blerje votash.

Sipas tij, VV-ja ka bërë thirrje për dhunë dhe përdorim të gjuhës fyese ndaj opozitës;

Shkeljet e tjera të VV-së, sipas Krasniqit;

Keqpërdorim i pozitës në KQZ për përfitime politike;

Bojkot i mediave dhe ikje nga debatet publik;

Përdorim i policisë për qëllime politike pa respektuar rregullat ligjore;

Kapje të institucionit të pavarur siç është Komisioni i Pavarur për Media;

⁠Nënshkrimi i kontratave të punës në KEK shoqërohet me marrjen e kartelës së anëtarësimit në parti;

Sulme ndaj bizneseve të mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla.

Pushteti i përqendruar në duart e një partie të vetme politike u jep aq shumë vetëbesim, saqë fillojnë të mendojnë se dinë edhe të këndojnë!

Exit mobile version