Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi e ka quajtur vitin 2023 si të dështuar në politikën e jashtme. Për këtë, fajtor e ka bërë Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Sipas saj, edhe në vitin që po lëmë pas u bënë shumë hapa pas, teksa ka listuar disa dështime që Kosova i mori si rezultat i keqqeverisjes së Albin Kurtit.
Postimi i plotë i saj:
Edhe në vitin që po lëmë pas u bënë shumë hapa pas. Dështimi në politikë të jashtme dhe në procesin integrues është vetë dështimi i qasjes së politikës së brendshme. Është një rezultat i keq që nuk e duam asnjëherë. Është përgjegjësi e plotë e pushtetit aktual.
Disa nga rezultatet që Kosova nuk i meriton, mirëpo qeverisja aktuale ia ngarkon fatkeqësisht:
Rezultat i keq: asnjë njohje e re për Kosovën tonë.
Rezultat i keq: asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Rezultat i keq: sanksione për vendin tonë.
Rezultat i keq: 295 milion euro te bllokuara nga BE.
Rezultat i keq: përjashtimi i Kosovës nga “Defender Europe ‘23”.
Rezultat i keq: nga ambasador në tregtar me plot dyshime për keqpërdorim, dhe atë për energji elektrike me kompani serbe.
Rezultat i keq: rezervat shtetërore sigurohen jashtë vendit nga personat pa përgjegjësi shtetërore e me shumë dyshime për keqpërdorim.
Rezultat i keq: 7500 në muaj për këshilltar pa asnjë rezultat.
E shumë të tjera, fatkeqësisht!