Home Lajme Krasniqi: Nuk e lejojmë që Kurti me disa huliganë t’i prishin raportet me Amerikën

Krasniqi: Nuk e lejojmë që Kurti me disa huliganë t’i prishin raportet me Amerikën

0
Krasniqi: Nuk e lejojmë që Kurti me disa huliganë t’i prishin raportet me Amerikën

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, u tregua i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me qasjen e këtij të fundit ndaj aleatit kryesor të vendit, ShBA-së.

Krasniqi në Klan Kosova u shpreh se Amerika është prishur me aleatët e vet për ta bërë shtetin e Kosovës.

Ai theksoi se nuk do të lejojë që Kurti me disa huliganë ta prishë Kosovën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë prej se e kam njohur Kurtin, e ka parë Amerikën si “perandori djallëzore”. Por, unë kam menduar që me kohë e kupton se është një perandori që duhet ta mbajë rendin botëror, tregtinë botërore”, tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se në asnjë rrethanë nuk guxojmë t’i cenojmë raportet me Amerikën.

Exit mobile version