3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Krasniqi ngushëllon familjen Veseli: Një jetë e tërë me sakrifica, pa kursyer asgjë nga vetja

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka shprehur ngushëllime familjes së Kadri Veselit me rastin e vdekjes së nënës së tij, shkruan Scanner.

“Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Në këtë fillimvit, me dhembje të madhe morëm lajmin për vdekjen e nënës së ish-kryetarit Kadri Veseli, nënës Ajshe.

Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë. Një jetë e tërë me sakrifica, pa kursyer asgjë nga vetja, ku krenaria mposhti mallin për të birin, që në çdo etapë i shërbeu Kosovës. E tillë ishte jeta e nënës Ajshe, e cila i mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj, Kadriun.

Unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës sot i bashkohemi dhembjes së familjes Veseli dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Shpirti i nënës Ajshe u prehtë në paqe!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit