Partia Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e parë me kryesinë e re, e cila u zgjodh ditë më parë. Kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.
Me Kryesinë e re të Partisë Demokratike të Kosovës, sot, në mbledhjen e parë së bashku në këtë përbërje, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Sfidat politike, diplomatike e posaçërisht ato ekonomike të shtetit dhe qytetarëve tanë, janë tejet shqetësuese dhe nuk mund të presin më. Ato kërkojnë punë, vullnet, dije, dhe, mbi të gjitha, një lider të dëshmuar për t’i trajtuar ato. Kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, përbrendëson të gjitha këto vlera dhe ka mbështetjen tonë të plotë në këtë mision”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ndërsa ka thënë se PDK me të gjitha kapacitetet e saj, ka nisir misionin mobilizues për një të ardhme më të sigurt për vendin.
“Prandaj, nga sot, PDK me të gjithë kapacitetet e saj, anë e kënd vendit, ka nisur misionin e saj mobilizues për një të ardhme më të sigurt për vendin. Me Bedriun Kryeministër – do ta rikthejmë normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë. Bashkë deri në fitore!”, ka shkruar Krasniqi.